Basha: Koha për Edi Ramën ka mbaruar

19:15 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i opozitës Lulzim Basha, në mitngun përmbyllës në qytetin e Durrësit, deklaroi se shqiptarët ditën e diel do të jenë përballë dy alternativave, asaj të shkatërrimit të Edi Ramës dhe republikës së Re.

Ai theksoi edh njëherë se prioriteti kryesor i tij dhe i qeverisë së republikës së re do të jetë ekonomia e fortë dhe e sigurtë.

‘Ditën e diel amfiteatri i përplasjes i zgjedhjeve do të jetë mes dy mundësive, mundësisë së vetme që na la trashëgim qeverisja e korruptuar e inkriminura dhe e dështuar e Edi Ramës, ose votën për Republikën e re për ekonominë e fortë për të nesërmen e sigurt.

Kjo është përballja, dilema për ata që akoma nuk e kanë vendosur, por dhe për këdo tjetër që u bë pjesë e bashkimit gjigant të Republikës së Re. Është koha për të votuar për ikjne e qeverisë. Koha për Edi Ramën ka mbaruar’, deklaroi Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme