Qumështi i gjirit u jep foshnjeve një sasi fillestare të baktereve të mira dhe qelizash që luftojnë viruset. Foshnjet që ushqehen me qumësht gjiri tentojnë të zhvillojnë sisteme imune më të forta, të jenë më pak të riskuar nga alergjitë, astma dhe infeksionet e veshit, në krahasim me fëmijët që ushqehen me qumësht formulë.
Por mesa duket fëmijët nuk janë të vetmit që përfitojnë, pasi dhe nënat gjatë gjidhënies humbasin peshën e fituar gjatë shtatzënisë, djegin kalori dhe kanë më pak rrezik të preken nga kanceri i gjirit ose i vezoreve gjatë viteve në vazhdim.
Një studim i ri i publikuar në Journal of the American Heart Association ka dalë gjithashtu në përfundimin se ushqyerja me gji mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës edhe një dekadë pas lindjes, shkruan health.com.
Hulumtimi përfshiu rreth 290,000 gra në Kinë dhe studiuesit ndoqën gratë për gati 10 vjet .Gratë që kishin ushqyer foshnjat e tyre me gji kishin një rrezik 9% më të ulët për t’u prekur nga sëmuindjet e zemrës në krahasim me gratë e tjera.
Gratë që kishin më shumë se një fëmijë dhe që i kanë ushqyer foshnjet për dy vjet ose më shumë e ulnin riskun për tu prekur nga këto sëmundje me 18%.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...