Google ADS

KQZ përgatitet për lokalet, kërkohet mospërsëritja e gabimeve të zgjedhjeve parlamentare

15:19 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është plotësuar plani opetacional për të gjitha aktivitetet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Blerim Gjoshi, përfaqësues i PDK-së në KQZ tha se duhet të bëhen të gjitha përgatitjet që të mos ketë sfida në procesin e radhës zgjedhor, shkruan arbresh.info.

“Të përgatitemi që të mos kemi sfida. Të bëhet një grup punues dhe një analizë e shpejtë e sfidave e pastaj në ia bashkëngjesim pjesën tonë dhe të kemi një proces të rregullt zgjedhor. Duhet falenderuar të gjitha palët e përfshsira si OJQ-të, policinë, gjyqësinë. Por çdo herë kërkojmë zgjedhje më të mira. Ne kemi parë që disa çështje mund të përmirësohen dhe do ta bëjmë”, u shpreh Gjoshi.

Adnan Rrustemi përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje tha se duhet ndërruar qasja me votuesit në mënyrë që ata të informohen sa më mirë.

“Duhet të shkoj mesazhi i qartë tek votuesi, të mos rrim rehat. Duhet të marrim seriozisht çështjen e kutive të votimit, ta vlerësojmë komplet programin e trajnimit. Të mos përsëriten pengesat për votuesit e jashtëm. Në mbledhjen e radhës ta kemi një vlerësim me veprime konkrete se si t’i shmangim këto gjëra”, tha Rrustemi.

Ndërkaq, Sami Hamiti, përfaqësues i LDK-së ka kërkuar që komisionerët e partive politike të trajnohen më mirë për zgjedhjet lokale.

“Çështja e komisionerëve që janë përfaqësues të partive tona politike që kanë marrë pjesë dhe duhet të trajnohen shumë më mirë. Po ashtu pjesa e informimit të votuesve ka dështuar dhe për këtë edhe keni këtë numër të madh të fletvotimeve të dështuara”, tha Hamiti./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme