Google ADS

Kjo ua vërteton se Lionel Messi është pasuesi më i mirë në botë (VIDEO)

15:19 | 23 Qershor 2017
Arbresh Info

Lionel Messi mbush 30 vite të shtunën dhe kushdo që pëlqen futbollin duhet të ndihet i shqetësuar për këtë.

Nëse jeni një tifoz i Real Madridit, sigurisht, ju jeni duke menduar që ditët e pensionimit për Messin mund të afrohen, gjë që iu lehtëson dukshëm, transmeton portali arbresh.info. Fatmirësisht, ne jemi ende larg nga ajo ditë e tmerrshme. Messi mund t’i mbush 30 vite, por ai ka lënë shumë prapa tij në botën e futbollit.

Lexo edhe: Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona

Reprezentuesi argjentinas ka qenë plotësisht një lojtar me kënaqësi për tu shikuar gjatë karrierës së tij të shquar dhe vazhdon gjithnjë e më shumë të na befasojë me paraqitjet e tij në skenë. Po ashtu, mund të themi me lehtësi që vështirë se do të ketë ndonjëherë lojtari si Messi.

Të dy, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo zakonisht gjykohen për numrat e jashtëzakonshëm të golave që ata shënojnë çdo sezon, por edicioni i fundit sjell diçka shumë të madhe në tavolinë.

Njëra nga atributet e tij më të mira janë aftësitë e tij në pasime.

Lexo edhe: Barcelona ia ndërprenë kontratën këtij ylli (FOTO)

Messi padyshim është pasuesi më i mirë në planet dhe ka qenë i tillë që një kohë të gjatë deri tani.

Në fakt, ju mund edhe ta kuptoni që nuk ka pasur asnjë pasues më të mirë se fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë. Për ta vërtetuar atë, një video dy minutëshe e shfaqur së fundmi në rrjetin social Twitter, që tashmë është bërë viral, shfaq pasimet më të mira ndonjëherë./arbresh.info

Shikoni videon këtu:

https://twitter.com/GrindRole/status/877575951860748288

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme