Google ADS

Alexis Sanchez i thotë “jo” Bayern Munichut

12:44 | 23 Qershor 2017
Arbresh Info

Alexis Sanchez ka lënë të kuptohet se nuk do t’i bashkohet Bayern Munichut këtë verë pasi është pyetur rreth transferimit të tij te kampioni gjerman.

Sulmuesi i Arsenali shënoi gol për Kilin në barazimin e tyre 1 me 1 ndaj Gjermanisë mbrëmjen e së enjtes në kuadër të Kupës së Konfederatave, transmeton portali arbresh.info. Gazetari i ‘Bild’ për skuadrën kombëtare të Gjermanisë, Heiko Niedderer pretendon që kur ai ka pyetur direkt Sanchezin nëse do t’i bashkohet Bayernit, kiliani ka buzëqeshur dhe u përgjigj thjeshtë “jo”.

Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo

Sanchez është pyetur rreth të ardhmes së tij edhe nga ‘Omnisport’, por sulmuesi zgjodhi që të fokusohet tek përgjigjet e tij vetëm për Kupën e Konfederatave me Kilin.

“Ashtu siç e keni thënë edhe ju, ëndrra jonë është të fitojmë këtë kompeticion”, u përgjigj ai.

“Ne jemi vërtet të fokusuar në atë dhe ne mendojmë se jemi në gjendje ta bëjmë këtë”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme