Sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette raportohet të jetë afër transferimit te skuadra në Premierë Ligë, Arsenali.
“Topçinjtë” kanë qenë duke kërkuar transferimin e reprezentuesit francez qysh pas përfundimit të sezonit dhe duket që tani do të përfundoj gjithçka pasi marrëveshja është afër finalizimit, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Barcelona ia ndërprenë kontratën këtij ylli (FOTO)
Bazuar në ‘The Sun’, Arsene Wenger ka vendosur të paguaj 50 milionë funta në mënyrë për të transferuar 26-vjeçarin në Emirates Stadium dhe Lyoni duket i gatshëm për t’i dhënë dritën e gjelbër për të vazhduar tutje.
Ata kanë qenë gjithashtu në negociata me sulmuesin e Chelseat, Bertrand Traore, dhe një marrëveshje prej 16.6 milionë funta thuhet të jetë arritur për yllin që do të veproj si një zëvendësues i Lacazettes.
Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo
Në rast se ky transferim ndodhë, atëherë kjo do të ketë pasoja te Olivier Giroud, i cili mund të largohet falas nga klubi londinez pas dështimit për të siguruar pozitë startuese. Raporte të ndryshme madje thonë se transferimi prej 20 milionë funta te West Ham United është i mundur për sulmuesin Olivier Giroud pas 98 golave gjatë pesë sezoneve te Arsenali./arbresh.info
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...