Barcelona ndërprenë kontratën me mbrojtësin Jeremy Mathieu

11:44 | 23 Qershor 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi veteran Jeremy Mathieu është i vendosur për largim nga Barcelonë një sezon më herët.

Duket që 33-vjeçari do t’i bashkohet Sporting Lisbonit, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi francez Mathieu ka bërë vetëm 16 paraqitje sezonin e kaluar brenda të gjitha kompeticioneve duke shënuar gjithashtu edhe një gol.

Lexo edhe: Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona

Por, ai ishte i lënduar për një kohë të gjatë duke arritur të bëjë vetëm dy paraqitje pas lëndimit që pësoi kundër Atletico Madridit në muajin shkurt.

‘Radio Kanal Barcelona’ sugjeron madje që kontrata e Mathieut do të ndërpritet brenda orëve të ardhshme duke e liruar atë nga paga prej 2 milionë funta.

Mathieu do të largohet nga Barcelona pas vetëm dy viteve. Ai ishte në të kaluarën te Valencia para qëndrimit të tij në Toulouse./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme