Sipas shumë raporteve, Arsenali është duke menduar të shes nëntë lojtarë në mënyrë për të mbledhur fonte për të siguruar të ardhme afatgjate për dy yjet si Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil.
Dyshja e talentuar hyn në 12 muajt final të kontratës së tyre dhe ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje të re, transmeton portali arbresh.info. Manchester City dhe Bayern Munichu janë në garë për nënshkrimin e reprezentuesit kilian, por Arsenali është i vendosur për të bërë gjithçka që kanë mundësi për të vazhduar qëndrimin e tyre në Emirates.
‘The Independent’ pretendon që Arsenali dëshiron të paguaj Sanchezin dhe Ozil me një pagë rreth 280 mijë funta në javë për të mbajtur ata në klub.
Por, për ta bërë këtë ata duhet të sigurojnë të ardhura ekstra, gjë të cilën mendojnë ta arrijnë përmes shitjeve të disa lojtarëve.
Tre emrat e mëdhenj që klubi është duke menduar të shes janë Alex Oxlade Chamberlain, Olivier Giroud dhe Jack Wilshere.
Chamberlain mund të transferohet te Liverpooli për 25 milionë funta, Giroud është duke kërkuar për transferim te West Hami dhe Napoli, ndërsa Wilshere mund t’i jap fund karrierës në Emirates pasi ka dështuar nën udhëheqjen e trajnerit Arsene Wenger.
Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo
Raporti nga ‘The Independent’ shton se “Topçinjtë” janë të përgatitur gjithashtu për të shitur këtë verë edhe lojtarët si Calum Chambers, Wojciech Szczesny, Chuba Akpom, Kieran Gibbs, Lucas Perez dhe Carl Jenkinson./arbresh.info
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban