Google ADS

Përfiton sende elektronike duke mashtruar, arrestohet i dyshuari

10:01 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Është arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti dyshohet se ka mashtruar një person tjetër duke i marrë një aparat fotografik në vlerë rreth 1000 € dhe nuk e ka kthyer.

Pas verifikimit dhe hetimit është konstatuar se i dyshuari ka kryer edhe 5 vepra tjera të mashtrimit, shkruan arbresh.info.

Njësitet policore kanë konfiskuar sende të ndryshme elektronike që dyshohet se janë përfituar nga veprat e cekura.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme