Si të shmangni turpin, sikletin e zemërimin?

10:21 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Shkenca e një mekanizmi të pavullnetshme e të sikletshëm, një gjuhë jo verbale që shpërfaq ndjenjat tona kur as ne vetë nuk e presim…Ja çfarë ndodh kur skuqemi…

Ndodh papritmas, në një bisedë të zakonshme, pas një komplimenti apo kur vëmendja e bisedës bie befas mbi ne! Por përse ndjenja e sikletit na bën të skuqemi?! Si është e mundur që biem më tepër në sy kur është pikërisht vëmendja ajo që duam të shmangim?! Përse nuk arrijmë ta kontrollojmë këtë lloj reagimi?!

Metaforikisht quhet maska e gjakut.

Fiziologjikisht, skuqemi në fytyrë kur adrenalina zgjeron kapilarët e gjakut që transportojnë gjakun në lëkurë. Shkencëtarët e përcaktojnë këtë si ‘sulm ose arratisje”’ në rrethana nga të cilat duam t’ia mbathim ose të mbrohemi, përfundojmë duke u vënë në siklet.

Por kaq nuk mjafton për të shpjeguar këtë mekanizëm kaq pak të prekur nga studiuesit.

Ndonjëherë skuqja e fytyrës bëhet shoqërues i vazhdueshëm dhe vjen në situatat më të sikletshme. Mund të kthehet në një gjendje parehatie dhe të zhvillojë edhe më tepër ndjenjën e frikës nga skuqja, në situata vërtetë të rëndësishme. Kështu përfundojmë duke u kuqur edhe më shpesh.

Si ta zgjidhim?

Të prekurit nga ky problem mund ta largojnë me psikoterapi, me ushtrime frymëmarrje ose me hipnozë. Ka edhe disa procedura kirurgjikale që parashikojnë prerjen e nervave që shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në fytyrë por rreziqet prej kësaj janë më të mëdha se sikleti që mund të përjetoni në situate të caktuara.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është ta pranoni këtë gjë si sinjal të një ndjeshmërie të madhe, shkruan Living.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme