Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Haradinaj dhe Minxhozi biseduan për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë si dhe rëndësinë e krijimit të shpejt të institucioneve, shkruan arbresh.info.
“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Qemal Minxhozi, me të cilin bisedova për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës.
Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër