Drejtori i Shtëpisë së Ankandeve “Kosova”, Nazmi Kryeziu, tha se së kjo shtëpi operon nga viti 2011 në Kosovë dhe veturat janë ato që më së shumti po shiten në kë ankand.
‘Që nga hapja e ankandit, ne bashkëpunojmë me shumë institucione vendore e të huaja, përshirë OSBE-në e Komunë e Prishtinës, Ambasadën e SHBA-ve, BpB etj. Ne organizojmë ankande në çdo dy javë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas interesimi më i madh në ankand është për blerje të veturave. Ai ka bërë me dije se edhe veturën e ish kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa e kanë shitur në këtë ankand. “Ka pasur interesim të madh për ta blerë këtë veturë dhe ne arritëm ta shesim më çmimin që e ka caktuar Komuna e Prishtinës”, tha ai.
Kryeziu, tha se i pranojnë veturat si i i sjellin shitësit dhe ashtu i shesin. “Për të gjithë të interesuar mund të na gjejnë në faqen tonë në internet e ‘Facebook”.”, tha ai. Kryeziu pret që të kenë produktet të reja për t’i shitur në këtë ankand.
Ai tha se kanë sfida për të zhvilluar veprimtarinë. ‘Ne kemi interesim nga klientët, rritja e tyre bënë që neve të na zvogëlohen sfidat”, tha ai. Sipas tij deri në 70 persona janë të interesuar për një ankand.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...