Google ADS

Zidane telefonon super talentin Kylian Mbappe

09:22 | 23 Qershor 2017
Arbresh Info

Sipas mediave në Francë, trajneri i Real Madridit ka telefonuar javën e kaluar yllin e Monacos në përpjekje për të siguruar transferimin e tij në Spanjë.

Zinedine Zidane tashmë ka folur me sensacionin Kylian Mbappe për të bindur atë që t’i bashkohet Real Madridit, të paktën kështu pretendon gazeta franceze ‘LEquipe’ këtë të premte, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo

Trajneri francez ka folur me yllin në rritje te Monaco duke i thënë se transferimi te kryeqyteti spanjoll do të ishte i mrekullueshëm për karrierën e tij tashmë premtuese si dhe duke e njoftuar që lojtari është në krye të shënjestrave të Real Madridit për këtë verë.

Mbappe aktualisht është në pushime në Spanjë, por vazhdon të monitorojë ofertat që shtrohen për të, megjithëse ‘Los Blancos’ udhëheqin garën për shërbimet e tij.

Gazeta e lartpërmendur raporton që Madridi tashmë i ka dhënë dy argumente kyçe sulmuesit për të pranuar transferimin. Fillimisht, Kylian Mbappe do të ketë të garantuar një pjesë të madhe të kohës në fushë te kampioni evropian për shkak se shumë yje pritet të largohen nga Bernabeu. Përveç kësaj, klubi i ka premtuar se është në gjendje të transformoj atë në një yll të vërtetë në botën e futbollit brenda dy viteve të ardhshme.

Lexo edhe: Stoke City zbulon të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Në këtë raport përmendet gjithashtu që presidenti i klubit Florentino Perez së bashku me trajnerin Zinedine Zidane do të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin derisa edhe klubet e tjera të mëdha si Liverpooli, Arsenali, Manchester City dhe Paris Saint Germain janë gjithashtu në garë për shërbimet e sulmuesit të talentuar./arbresh.info

Të ngjashme