Liverpoolit raportohet se i është refuzuar një ofertë prej 88 milionë funta nga Monaco për sulmuesin e shumëkërkuar Kylian Mbappe, i cili synon transferimin në Real Madrid.
Reprezentuesi francez është duke u kërkuar nga një numër i madh klubesh evropiane këtë verë dhe sipas raporteve të fundit Arsenali është gjithashtu i gatshëm sërish në garën për shërbimet e tij pavarësisht ofertës së refuzuar këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo
Edhe pse Mbappe është dukur sikur është jashtë ligës së Liverpoolit për shkak të lidhjeve nga klubet me buxhet madhështor si Real Madridi dhe Paris Saint Germain, siç duket kjo nuk i ka ndalur “Redsat” që të përpiqen për të siguruar transferimin e tij.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Marca’, gjiganti në ‘Merseyside’ ka ofruar 88 milionë funta për 18-vjeçarin, por kanë dështuar për të bindur kampionin francez që të shes atë për këtë çmim.
Mbappe besohet nga të gjithë se kushton më shumë se 100 milionë funta këtë verë pas një sezoni të jashtëzakonshëm gjatë të cilit shënoi 26 gola brenda të gjitha kompeticioneve.
Lexo edhe: Barcelona humb lojtarin më të mirë të skuadrës (FOTO)
Real Madridi është shfaqur si favorit që një kohë të gjatë për të nënshkruar me adoleshentin e talentuar dhe mendohet që transferimi te Bernabeu është shpresa e tij e vërtetë këtë moment. Megjithatë, gjiganti spanjoll mund të shes lojtarë para se ata të sjellin Mbappen në skuadër derisa James Rodriguez vazhdon të jetë kandidati me derën hapur për largim./arbresh.info
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...