Google ADS

7 veprimet e përditshme të prindërve që fëmijët e vegjël i kanë halë në sy

07:34 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Nënat duhet të dinë se bebet e tyre nuk pëlqejnë të gjitha veprimet që ato bëjnë. Disa prej tyre, përkundrazi janë shumë të pakëndshme për fëmijët, aq sa po të kishin zë, do ua kishin numëruar mirë disa fjalë. Ju njohim me nëntë prej tyre :

1.Kur pastroni fytyrën e tij pasi ka ngrënë ushqim

Me siguri ai do të largojë kokën ose do të përpiqet t’ju largojë nga vetja e tij. Përpiquni ta pastroni me kujdes derisa të mësohet ta pranojë.

2.Ndërsa përpiqeni ta lani apo t’i bëni masazh

Do t’ju duhet një kohë e caktuar ta mësoni beben tuaj të pranojë momentin e masazhit apo banjos. Duhet ta fusni shumë ngadalë në ujë pasi me siguri do të përballeni me të qarën e fëmijës.

3.Kur nuk i jepni atë që keni në dorë

Zakonisht fëmija do të shfaqë një “nevojë urgjente” për të ngrënë atë që po hani edhe ju. Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet t’ja jepni gjithmonë, pasi në disa raste ushqimi mund të mos jetë i përshtatshëm për moshën.

4.Ndërsa përpiqeni ta bëni të qëndrojë në këmbë…

Por nuk ka forcë të mjaftueshme. Dhe ky është një nga gabimet që prindërit bëjnë më shpesh, shpejtojnë të ngrenë në këmbë fëmijët e tyre edhe pse mund të mos jenë në gjendje të mbajnë peshën e trupit tek këmbët e tyre pasi ligamentet dhe muskujt nuk janë forcuar mjaftueshëm.

5.Kur i merrni një send apo ushqim nga goja

Fëmijët e adhurojnë vendosjen e gjërave në gojë, është një mënyrë si eksplorojnë botën. Por në momentin që ju ja merrni ai do ta urrejë veprimin.

6.Numërimin e dhëmbëve të rinj

Ai nuk e pëlqen aspak momentin kur ju përpiqeni t’i hapni gojën për të parë dhëmbët, dhe më shumë mundësi do t’ju kafshojnë. Kujdes!

7.Momentin kur dëshironi ta vendosni në gjumë

Nëse ai nuk ka gjumë dhe ju përpiqeni ta bëni të flejë, asgjë nuk do të jetë e bukur për të, as ninulla, e tundura, etj…Në disa raste ai do të irritohet edhe më tepër nëse ju do të vazhdoni të këmbëngulni.

Pra duke mësuar se çfarë urren bebi juaj, duhet të përpiqeni t’i përshtateni për ta bërë atë të lumtur, për t’i dhuruar emocione sa më pozitive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme