Google ADS

Kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri?! Ja çfarë thonë falltoret

01:14 | 23 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Fiks Fare shkoi në disa fallxhore për t’i pyetur se cila forcë politike do të fitonte më 25 qershor apo edhe për ekuilibrat në politikën shqiptare.

Një fallxhore në Lushnje thotë se zgjedhjet do të zhvillohen me sukses. Tregon se ka parashikuar fitoren e Bashës në Bashkinë e Tiranës, pasi në “zyrën” e saj i kanë shkuar disa njerëz të PD-së nga Tirana me furgona të blinduar. Ajo thotë se ka kontakte të fuqishme me njerëz në pushtet në Tiranës. E pyetur për zgjedhjet e vitit 2017, thotë se fituese do të dalë Partia Socialiste, shkruan TCH.

Ndërkohë, gazetarët e Fiksit shkuan edhe në një fallxhor në Tiranë, në zonën e Laprakës. Gazetarja i prezantohet si një vajzë, vëllai i së cilës është me Partinë Socialiste. Ajo flet edhe për zgjedhjet, ndërsa thotë se Partia Demokratike ka mbrojte nga një i madh i lartë, që është Trumpi (Presidenti i SHBA-ve).

Ajo i thotë gazetares se edhe Ilir Metën e ka kundër, pasi ai (Meta) do të bëhet kryeministër. Fallxhorja na thotë se Meta e ka “krimbin” brenda , pasi ka Monikën nga pas. Ajo i jep gazetares dy nuska, që i lidh me pe dhe i ” këndon” . Te njëra lidh Sali Berishën dhe të tjetra lidh Lulzim Bashën. I thotë njërën do ta çosh te PD-ja, ndërsa tjetrën ta mbante i vëllai i gazetares me vete. Sipas saj, në këtë mënyrë fituese në zgjedhje do të jetë PS-ja.

Fallxhorja e tretë, edhe kjo në Lushnje, i bën gazetares të Fiks Fare një nuskë. “Këtë (nuskën) ta mbajë vëllai me vete për zgjedhje dhe do t’i ecë mbarë” shprehet ajo. I kërkon gazetares që pas zgjedhjeve të shkojnë me një fotografi dhe sheqer. Me këtë marifet, fallxhorja do ta ndihmojë vëllanë e gazetares që të qëndrojë në punë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme