Kosova veçse ka aplikuar për anëtarësim në Interpol, mirëpo Donika Emini nga QKSS, po e sheh si problem bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Punëve të Brendshme.
Sipas Eminit, ka nevoje për koordinim më të mirë të këtyre dy ministrive, në mënyrë që Kosova të ketë sukses në anëtarësim.
“Kosova ka vetëm dy muaj kohë për t’i bindur shtetet anëtare, se pse Kosova duhet të jetë pjesë e Interpolit, që është kohë shumë e shkurtër. Do të duhej një koordinim më i mirë në mes të këtyre dy ministrive që Kosova të ketë sukses me ketë anëtarësim” ka thënë Emini në një intervistë në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.
Tutje Donika Emini ka thënë që Ministria e Punëve të Jashtme duhet të udhëheq procesin, megjithatë Ministria e Punëve të Brendshme do të duhej te angazhohej për lobimin, duke angazhuar atashetë e Kosovës neper vende te ndryshme.
Sipas Eminit gjasat që Kosova të jete pjese e Interpolit janë të mëdha, njofton Klan Kosova.
“Ne aspektin profesional Kosova i plotëson të gjitha kushtet, duhet pune vetëm në aspektin politik. Rregullat në Interpol kanë ndryshuar, dhe Kosova ka shumë gjasa te futet, veçanërisht pasi qe nuk duhet qe patjetër te jete anëtare e OKB-së” ka thënë Emini.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit