Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se koalicioni PAN, pjesë e të cilit është partia e tij, do ta krijojë qeverinë e re të vendit.
Ai ka thënë në RTV Dukagjini se kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, do të mbështetet nga deputetët e partive të tjera që do të përfaqësohen në Kuvendin e ri, përkundër mohimeve nga aktorë të caktuar se një gjë e tillë do të ndodhë.
Isufi ka thënë se në Kosovë është dëshmuar se nuk ka ‘jo’ përfundimtare dhe ‘kurrë’.
“Është vërtetuar, gjatë të gjitha mandatave, që ka pasur deklarata shumë anti, por në fund interesi i qeverisë, interesi i lidhur për interesat e mëdha të vendit, për kauzat e Kosovës, edhe në lidhje me angazhimin ndërkombëtar, janë arritur pajtime që janë dukur në fillim të pamundshme”, është shprehur Isufi.
“Tabutë janë thyer qysh herët, janë thyer që në qeverinë e parë, kur zoti Haradinaj ka bërë koalicionin me Rugovën, që atëherë ka qenë bukur, shikuar në atë rrethana që kanë ekzistuar, i pamundur. Por, megjithatë, është bërë…”, ka thënë Isufi.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...