Guatemala goditet nga një tjetër tërmet brenda tetë ditësh

23:38 | 22 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur Guatemalën, vetëm tetë pasi një tjetër tërmet la të vdekur pesë persona në Amerikën Qendrore.

Epiqendra e tërmetit ishte në Oqeanin Paqësor rreth 23km në jugperëndim të Puerto San Jose, transmeton portali arbresh.info

Ende nuk ka raporte për viktima.

Dridhjet janë ndier edhe El Salvador dhe shumë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të frikës nga trazirat.

Më 14 qershor, një tërmet me magnitudë 6,9 goditi Guatemalën dhe Meksikën jugore, duke lënë pesë persona  të vdekur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe duke rrëzuar disa shtëpi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme