Një i ri nga Teksasi i cili e përshkruan vetën si ‘padepërtueshmi’ ka vendosur që të ndryshojë mbiemrin e tij, duke e kthyer në Trump.
Djali me një mori tatutazhesh, Ernesto Baeza Acosta paraqiti një peticion për të ndryshuar emrin e tij në Ernesto Trump dhe i bëri thirrje Presidentit që ta ftonte atë në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info
34-vjeçari në peticionin e tij shkroi: “Unë dua të përdor mbiemrin e ri sepse është më i përshtatshëm për qëllime profesionale”.
Trump, i cili ka lindur në Houston, tha se prindërit e tij kishin hyrë në SHBA në mënyrë ilegale nga Meksika, 40 vite më parë.
Ai tha se nëna e tij është e shqetësuar për ndryshimin e mbiemrit, pasi ajo nuk është përkrahëse e Donald Trumpit.
Megjithëse ai është një tifoz i Presidentit të 45-të, ai pranoi se nuk votoi për Trumpin, për shkak se nuk ishte i regjistruar.
Duke ju drejtuar drejtpërdrejt presidentit, ai tha: “Babi, nëse e sheh këtë video nuk dua para nga ty, dua të kaloj kohë me babanë. Ndoshta mund të hamë një hot dog, të pimë një birre ose të shkojmë në kinema.”/Arbresh.info
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...