Ish kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, në përmbyllje të fushatës në Durrës, deklaroi se përballja më e fortë e LSI-së nuk është me të zhgënjyerit, frikacakët e të pabesët, por mes LSI-së së Durrësit, Tiranës e Fierit.
“Në këto zgjedhje nuk ka garë me humbësit që dridhen nga vota e lirë e durrsakëve, tiranasve, tropojanëve e sarandiotëve. Në 25 qershor ka vetëm një garë, midis LSI së Tiranës, Durrësit e Fierit”, u shpreh Meta në nisje të fjalës së tij..
Meta tha se mbeten vetëm 72 orë dhe Shqipëria do të shpëtojë nga sëmundja më e rëndë që përjetoi në 4 vite, ajo e zhgënjimit . “Nuk do të ketë më fjalë zhgënjim në fjalorin e gjuhës shqipe, por do të ketë mavi, që do të thotë mashtrim e pabesi. Do të thotë t’u japësh pushtetin të fortëve, të dhunshmëve e oligarkëve dhe të tregosh forcë e arrogancë ndaj hallexhinjve dhe njerëzve të thjeshtë”, deklaroi Meta.
Për shkak të këtij qëndrimi, sipas Metës nga Shqipëria u larguan 300 mijë shqiptarë, ndërsa 200 mijë të tjerë plotësuan lotaritë amerikane e kanadeze. Por siguroi ai, sot janë mbi 700 mijë të rinj e të reja e qytetarë shqiptarë që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri dhe t’i thonë po drejtimit të ri me LSI-në në krye.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...