Kushti i ri për Lëvizjen Vetëvendosje për koalicion me LAA e kishte treguar dje anëtari i LDK-së Arben Gashi. Ai tha se fillimisht VV duhet ta njoh figurën e ish-presidentit të LDK-së, Ibrahim Rugova, e pastaj mund të bëjë flitet për bashkëpunim mes dy partive.
Por sipas kandidates për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Pantina tani nuk ka vend në tryezë çështja e emrave apo figurave.
“Vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të siguruar lëvizje të lirë. Këto janë çështjet për të cilat kanë votuar qytetarët e vendit dhe kjo është çka presin nga qeveria e re. Çdo çështje tjetër, si ajo e emrave, figurave njohjeve e mos njohjeve nuk mendoj se aktualisht e ka vendin për të u trajtuar në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë ajo për Insajderin.
Pantina më tutje ka ftuar koalicionin LAA që sa më shpejtë të fillojnë bisedimet pa humbur kohë fare.
“Unë mendoj se përfaqësuesit e të dy subjekteve pa asnjë vonesë duhet të fillojnë bisedimet për caktimin e prioriteteve dhe harmonizimin e programit qeverisës e sidomos të gjejnë zgjidhjen e pranueshme që do ishte në të mirë të vendit dhe të qytetarëve të saj për disa nga çështjet që kanë mbet pezull nga qeveria e kaluar”, ka thënë ajo./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...