Google ADS

Sulmet ajrore amerikane vrasin një lider të al-Qaeda-s në Jemen

21:16 | 22 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se gjatë sulmeve ajrore në Jemen është vrarë Abu Khattab al Awlaqi, lider i al-Qaeda në provincën Shabëa të Gadishullit Arab.

“Al Awlaqi ishte një udhëheqës i lartë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste kundër civilëve”, thuhet në një deklaratë të Komandës Qendrore të ushtrisë së SHBA-ve, transmeton portali arbresh.info

Në deklaratë thuhet se ai ka pasur ndikim të fuqishëm në grupin terrorist dhe ka pasur qasje në udhëheqësit e tjerë të lartë të grupit.

“Ai ishte i implikuar në planifikimin dhe përpjekjet për të përkeqësuar paqëndrueshmërinë në Jemenin jugor”, thuhet në deklaratë./Arbresh.info

Të ngjashme