Google ADS

Mustafa: Rruga e Kosovës drejt BE’së s’ka kthim

20:57 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane në Bruksel.

Ai ka thënë se Kosovës, në këtë samit, ku ishin udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare, iu rikonfirmua mbështetja për anëtarësim në bllokun evropian.

“Partia Popullore Evropiane, ku bëjnë pjesë subjektet politike më të fuqishme të qendrës së djathtë në BE, mbështet rrugën e Kosovës e të Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“LDK-ja, si anëtare e denjë e EPP-së, po punon fuqishëm që të sigurojë përkrahjen e pazëvendësueshme të EPP-së për Kosovën në institucionet e BE-së dhe në çdo aspekt tjetër”, thuhet në shkrimin e Mustafës.

“Në Samitin e sotëm në Bruksel ishin liderët kryesorë të BE-së dhe vendeve anëtare.
Rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka kthim!”, ka shkruar Mustafa/arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme