Donald Tusk e lë të hapur mundësinë që “Brexit”-i të mos materializohet asnjëherë. Në komentet e bëra për mediet përpara samitit të BE-së në Bruksel, presidenti i BE-së la të kuptohet se procesi mund të përmbyset, duke i ilustruar pohimet e tij edhe me disa vargje të famshme të John Lennon.
“Disa miq të mi britanikë më pyetën nëse ‘Brexit’ mund të zhbëhet, e nëse unë mund ta imagjinoja një skenar sipas të cilit Britania vazhdon të mbetet pjesë e Bashkimit Europian. U thashë se blloku është ndërtuar mbi ëndrra që dukeshin të pamundura për t’u vënë në jetë, prandaj kush e di? Mund të më quani ëndërrimtar, nëse doni, por ama nuk jam i vetmi”, tha Tusk.
Britania e tronditi bllokun europian, kur votoi në vitin 2016 për t’i dhënë fund anëtarësimit 40-vjeçar në BE.
Megjithatë, paraqitja katastrofike e konservatorëve të Theresa May në zgjedhjet e 8 qershorit, prej të cilave humbën shumicën parlamentare, u ka dhënë jetë spekulimeve se planet e “Brexit”-it mund të zbuten, ose edhe të rrëzohen fare.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ministri gjerman i Financave deklaruan që të dy javën e kaluar se, për Britaninë, dera e qëndrimit në Bashkimin Europian vazhdon të mbetet e hapur.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”