Ndjeheni të stresuar?! Atëherë do bëni mirë të shkoni në punë me biçikletë

19:52 | 22 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Nëse ndjeheni të stresuar, do të bënit mirë të hiqni dorë nga makina dhe në vend të saj të shkoni në punë me biçikletë.

Ky ndryshim i rutinës do të ju bëjë më të shëndetshëm dhe do të ju ndalojë që të jeni më të stresuar gjatë ditës, transmeton portali arbresh.info

Sipas një studimi të fundit kanadez, ata që udhëtojnë më biçikletë janë shumë më të relaksuar  gjatë fillimit të punës dhe janë më produktiv në pjesën tjetër të ditës.

Studimi kanadez ka anketuar rreth 123 punonjës që shkojnë në punë me biçikletë, makinë apo me transport publik.

Sipas shkencëtarëve nga Universiteti Concordia, pjesa e parë e ditës luan rol të rëndësishëm gjatë pjesës tjetër të ditës.

Autorja e studimit, Stephane Brutus ka theksuar se sipas hulumtimeve të fundit është gjetur se stresi i fituar në mëngjes dhe gjendja shpirtërore gjatë orëve të para të ditës janë parashikues të fortë dhe kanë efekt edhe gjatë pjesës tjetër të ditës në vazhdim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme