Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Fadil Vokrrin dhe Eroll Salihun për pozitat e siguruara në UEFA.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu kanë siguruar poste te organi drejtues i futbollit në UEFA, shkruan portali arbresh.info.
Vokrri është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit, ndërsa Salihu është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-së.
“Urime të përzemërta Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për emërimin e tij Zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit të UEFA.com, si dhe Sekretarit të Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, Eroll Salihu, për emërimin e tij anëtar i Komitetit Ligjor të institucionit kryesor të futbollit evropian”, shkruan Thaçi në postimin e tij në rrjetin social Facebook./arbresh.info.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/1529690113768009
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...