Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar sot përmes një komunikate se seanca dëgjimore e zhvilluar në Gjykatën Themelore të Pejës për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitit është arrestuar një person me inicialet SH.P për shkak të veprës penale që ka bërë si sulm ndaj të pandehurit N.P.
Ky është versioni zyrtar i policis:
Njoftoheni se më datën 22.06.2017 rreth ores 10:15 në Gjykatën Themelore në Pejë, ishte në zhvillim seanca dëgjimore, saktësishtë pas përfundimit të procesit, ka ndodhur një rast i cilësuar si sulm.
Gajtë zhvillimit të këtij procesi gjyqësor, i tërë procesi ishte i siguruar nga pjestarët e Policisë së Kosovës.
Një person i dyshimt me inicialet Sh.P.(1993), është arrestuar për shkak të veprës së sulmit ndaj të pandehurit N.P.(1962).
Policia në ketë rast ka reaguar shumë shpejtë dhe arreston të dyshimtin, i cili shoqërohet në stacionin policor Pejë, dhe ndaj tij janë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.Me vendim të prokurorit shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë deri në kompletimin e rastit, pasi që është e nevojshme të intervistohet edhe N.P. i cili gjindet në Burgun e Dubravës.
Rasti do të procedohet pas kompletimit në Prokurori./arbresh.info/
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj