Xherdan Shaqiri nuk është në shitje

19:02 | 22 Qershor 2017
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri ishte një opsion i Romas për të zëvendësuar Mohamed Salhan e transferuar te Liverpooli, por Stoke City ka paralajmëruar që nuk ka në plan të shes yllin shqiptar.

Salah i është nënshtruar testimeve mjekësore sot (e enjte) dhe pritet që së shpejti të finalizoj transferimin prej 45 milionë euro, përfshirë bonuset, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Manchester United nuk heq dorë plotësisht nga Adnan Januzaj

Gjiganti në Serie A është në kërkim të zëvendësuesit të tij dhe reprezentuesi i Zvicrës Xherdan Shaqiri ishte përmendur si një kandidatë i fortë pavarësisht sezonit të tij të dobët në të kaluarën te Interi.

“Jo, nuk ka asgjë”, tha Peter Coates kur është pyetur rreth raporteve në lidhje me transferimin e Shaqirit te Roma.

Lexo edhe: Barcelona humb lojtarin më të mirë të skuadrës (FOTO)

“Sidoqoftë, nuk ka ndonjë plan për të shitur atë. Ai duket shumë i vendosur te ne dhe nga fundi i sezonit ai u rikthye nga lëndimi dhe ishte në gjendje të mirë. Ne jemi përshtatur me të gjithashtu dhe shpresojmë të shohim një sezon të mirë nga ai sezonin e ardhshëm”, shtoi Coates./arbresh.info

Të ngjashme