Google ADS

Gjyshja e aktores së serialit “Kara Sevda” është shqiptare! (VIDEO)

19:13 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Është raportuar se disa prej aktrove turq kanë prejardhje prej trojeve shqiptare.

E një numri të madh të tyre duket se aktorja e re e serialit “Kara Sevda” ka rrënjë shqiptare.

Është fjala për Gizem Karaca, e cila gjyshen nga ana e nënës e ka shqiptare, transmeton Telegrafi.

Gizem luan rolin e komisares ushtarake në serialin e lartcekur ndërsa në video të publikuar në llogarinë personale në Instagram shihet teksa mundohet të mësojë fjalë në gjuhën shqipe.

Aktorja bashkëbisedon me gjyshen, të cilës i kërkon që t’i tregojë se si thonë në gjuhën shqipe “ Të shkojmë”.

Kujtojmë se Gizem Karaca ishte zgjedhur “Miss Turiqa” në vitin 2011.

https://www.instagram.com/p/BVj0G91je8Y/?taken-by=gizk_han_elbar

https://www.instagram.com/p/BVj0RH_jFxX/?taken-by=gizk_han_elbar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme