Arsyeja pse nuk mbeteni shtatzënë fshihet pas nivelit të lartë të sheqerit?

18:17 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Sindroma policistike ovariane prek 21% të grave dhe gati 70% e tyre nuk diagnostifikohen asnjëherë.

Kjo sëmundje paraqet një numër simptomash, duke nisur që nga pjelloria e reduktuar, ovulacioni i munguar, ndryshimet e humorit, shëndeti i tepërt dhe puçrra në fytyrë.

Pavarësisht se kjo sindromë po bëhet gjithmonë e më e zakonshme, mjekët janë ende të pasigurtë për shkakun e saj. Një nutricioniste amerikane, Michele Chevalley Hedge, kohët e fundit hodhi dritë mbi këtë problem shëndetësor dhe u shpreh se pavarësisht se në shumë raste shkaqet janë të paidentifikuara, se fundmi mendohet se ajo lidhet me konsumimin e sheqerit.

“Unë do t’ju tregoj se çfarë po ndodh dhe atë që ne shohim shpesh në praktikat tona klinike. Bëhet fjalë për gra të moshës 27 vjeç dhe ndoshta edhe 37, të cilat janë në peshë normale. Produktet që ato konsumojnë përmbajnë shumë sheqerna të fshehura, çka ndikon në hormonet e tyre. Dhe pastaj ndodh që ato nisin të mendojnë për një fëmijë”, shpjegon Michele.

Më tej, ajo shpjegoi se shumica prej tyre nuk njihen me këtë sindromë dhe nuk e kuptojnë që nuk është thjeshtë një sëmundje e vezoreve. “Një përqindje më e madh e rasteve mund të nxitet nga rezistenca e insulinës dhe lidhet me mosfunksionimin e sheqerit në gjak. Shije shkruan se ekziston një përqindje e vogël ku është një proces sëmundjeje ose patologji e vezoreve. Sheqeri është përgjegjës në shumë procese dhe shkaqe sëmundjesh. Nuk janë sheqernat natyrale, por sheqernat e fshehura në “ushqimet e shëndetshme”, ka rrëfyer më tej Michele.

Sipas saj, në shumicën e rasteve të diagnostifikuara në vitin 2017, kjo sindromë mund të korrigjohet me anë të ushqimit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme