Google ADS

Lladrovci: Për rikandidimin tim vendos Veseli

18:04 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme ka caktuar datën 22 tetor 2017 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

E në këto zgjedhje shumë nga kryetarët e tanishëm të komunave kanë deklaruar se do të rikandidojnë sërish, e disa prej tyre kanë thënë që vendin do t’ua lënë të tjerëve.

Duke pasur parasysh se Komuna e Drenasit ka qenë ajo e cila para gjashtë muajve iu është nënshtruar procesit të zgjedhjeve ku kryetar u zgjodh Ramiz Lladrovci, i njëjti ka thënë se për rikandidimin e tij, ose jo, do të vendos Kadri Veseli.

“Kryetari Veseli dhe organet drejtuese të PDK-së do të marrin qëndrim meritor për punën time, përkushtimin dhe kandidaturën e sërishme. Mirëpres vendimin, unë kam energji dhe vullnet për mandatin tjetër për të realizuar premtimet e mia dhe PDK-së, për mandatin e plotë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Lladrovci për Telegrafin.

Edhe Xhavit Drenori, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se tani do të fokusohet në zgjedhjet lokale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme