Plot 15 vjet duke punuar në spitalin rajonal të Durrësit, vitet e fundit duke iu përkushtuar pacientëve me tuberkuloz, pa e ditur se një ditë do të preket edhe ajo nga kjo sëmundje infektive.
Pacientja F.S, 45 vjeç është e shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndoqi” në Tiranë, dhe një javë pas trajtimi gjendja e saj është më e përmirësuar.
“Kam punuar në sektorin e morgut. Aty kishim maska, rregull, përparëse. Kam kaluar në urgjencë dhe më pas në lavanderi për mungesë personeli. Ikim në punë s’kemi as kushte, as maska, uji i pisët nëpër këmbë, mu dëmtua shëndeti”
Drejtuesja e programit kombëtar të tuberkulozit, Donika Mema mjeke në spitalin Shefqet Ndroqi tha se sëmundja është përhapur përmes ajërit dhe mungesës së masave mbrotjëse.
“Gjithë personat që punojnë në spital, ose kanë kontakt të vazhdueshëm dhe u shërbejnë këtyre pacientëve e kanë rriskun më të madh. Duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze masat e kontrollit të infeksioneve spitalore”
E prekur nga tuberkulozi është edhe një tjetër sanitare po e spitalit të Durrësit, vetëm 26 vjec. Edhe ajo është duke u trajtuar në këtë shërbim.
Ekspertët tregojnë se 0.5% të rasteve për 100 mijë banorë pësojnë fatalitet nga tuberkulozi, pra në përqindje të konsiderueshme sëmundja është e kurueshme.
Statistikat në vendin tonë tregojnë se nga sëmundja infektive kronike janë të prekur 415 persona. Shkaqet lidhen kushtet e veshtira të jetesës, kryesisht ata që jeton në varfëri si dhe nga lëvizjet demografike që ndikojnë në përhapjen e infeksionit. Tuberkulozi është një sëmundje infektive ngjitëse e shkaktuar nga mykobakteri tuberkular. Mykobakteri sulmon mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe organe të tjera të trupit të njeriut/arbresh.info/
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën