Google ADS

Pacolli flet për mundësinë e bashkëpunimit me koalicionin PAN

14:00 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Pamundësia e krijimit të qeverisë nga ana e koalicionit PAN e kanë shtyre këtë të fundit qe të kërkoj vota edhe në kampet tjera politike.

Cak i PAN-it, sipas njohësve të çështjeve politike do të jenë pikërisht deputetët e AKR-së.

AKR e cila në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka konkurruar bashkë me LDK-në thuhet të ketë siguruar rreth 4 mandate në Kuvendin e Kosovës.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, presidenti i këtij subjekti, Behgjet Pacolli ka thënë se për sa kohë qe nuk ka certifikim të rezultateve nuk ka pse të deklarohet, nëse do të bashkëpunonte me koalicionin PAN.

“Pa u certifiku zgjedhjet nuk kem çka flasim. Kur të certifikohen zgjedhjet, atëherë mund të flasim. Sot nuk mund të them asgjë”, ka thënë Pacolli.

Koalicioni parazgjedhor i përbërë nga PDK-AAK-NISMA do të ketë rreth 39 deputetë në legjislaturën e VI të Kuvendin e Kosovës. Sipas eksponentëve të këtij koalicioni, PAN tashme ka siguruar votat e pakicave, por të cilat janë të pamjaftueshme për të arritur shumicën e nevojshme për të votuar qeverinë.

Në anën tjetër, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mohuar çdo mundësi bashkëpunimin me PDK-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme