Shqyrtimi gjyqësor ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, do të nis në muajin gusht.
Kështu ka bërë të ditur mbrojtësi i Frashër Krasniqit, avokati Tomë Gashi.
Avokati Gashi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Gjyakta Themelore ka caktuar datën 22 gusht për vazhdimin e këtij procesi, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, katër aktivistët po mbahen në arrest shtëpiak që një kohë të gjatë dhe po u mohohet e drejta ligjore dhe kushtetuese për gjykim në kohë të arsyeshme.
“Të njëjtit kanë qenë në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak që nga 29.gusht 2016. Pra Gjykata tenton ti mbajë të izoluar nën masën e arrestit shtëpiak duke i ju mohuar të drejtën ligjore dhe kushtetuese për gjykim në kohë të arsyeshme.
Ne besojmë se ka ardhur koha për ndryshime politike, që të mund të ketë ndryshime në sistemin juridik të Kosovës, që askush të mos mbahet kaq gjatë në paraburgim/arrest shtëpiak, si i pa gjykuar”, është shprehur Gashi.
Ai beson që gjykata ta ndërpres masën e arrestit shtëpiak ndaj tyre.
“Duke ditur se një prej arsyeve për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ka qenë kinse ndikimi i këtyre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në procesin e pengimit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, e cila procedure është ndërprerë krejtësisht me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të mbajtura me 11.qershor 2017, besojmë se Gjykata do ta ndërpriste arrestin shtëpiak për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!”, thotë ai.
Ndryshe, katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për sulm në Kuvendin e Kosovës me 4 gusht 2016./Arbresh.info/
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje