Google ADS

Lutfi Zharku ka aksione te ‘Komercialna Banka’ (Dokument)

12:40 | 22 Qershor 2017
L G

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku është aksionar i njërës nga bankat më të mëdha komerciale në rajon.

Në deklarimin e pasurisë, Zharku ka bërë të ditur se është aksionar i “Komercialna Banka” në Shkup –Maqedoni që nga viti 1992, ku aksionet i ka vlerësuar 4300 euro.

“Komercialna Banka” është njëra nga bankat lidere në tregun  e Maqedonisë.

Përndryshe, në deklarimin e pasurisë Zharku ka deklaruar edhe 6.3% aksione në “Riinvest”, të cilat i ka vlerësuar rreth 40 mijë euro.

Ai ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 150 mijë euro dhe tokë bujqësore në vlerë prej 170 mijë euro. /Zëri/

auto_zharku11498126563

auto_zharku31498126567auto_zharku41498126569

auto_zharku21498126565

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme