Vëllai ther me thikë vëllain në Ferizaj

12:15 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Është arrestuar një person në Ferizaj pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me një mjet të mprehtë-thikë vëllain e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme