Islam Pacolli, përfaqësues i kompanisë Mabetex në takimin e sotëm mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Luginës së Preshevës tha se interesi i tyre ka qenë që të investojnë në Kosovë dhe të hapin vende pune për bashkëqytetarët e tyre.
Pacolli tha se shumica e prodhimeve të kompanive të tyre janë për eksport.
“Ne si Mabetex Group kemi njerëz nga të gjitha trojet shqiptare që punojnë në kompaninë tonë. Fabrika e tubave është 100 për qind eksport edhe në Serbi edhe në Greqi edhe në Mal të Zi. Konstruksioni metalik, një pjesë është edhe eksport pastaj është edhe M-Teknologjia që ka prodhimin e saj ku 90 për qind e prodhimit është eksport. Janë prodhime të larta ku ne kemi gjetur tregun për arsye se cilësi është në nivelin më të lartë”, u shpreh Pacolli.
Ai shtoi se biznesmenët kosovarë duhet ta shprehin patriotizmin duke kontribuuar në vendin e tyre.
“Ne duhet të kontribuojmë në vendin tonë dhe për njerëzit tonë. Sot për sot kompanitë e mirëfillta është pak problem stafi. Ne në përgjithësi kemi problem me njerëz që kanë zanate të ndryshme, nuk kemi mjaftueshëm por edhe pjesa inxhinierike nuk është e lartë. 8000 shqiptarë i kemi jashtë vendit duke punuar në kompaninë tonë”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1456425001089254/
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë