Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane në Maqedoni, Deputeti Artan Grubi, ka pritur sot në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.
Deputeti Grubi dhe Ambasadori Evropian Zhbogar bashkëbiseduan për sfidat reformuese të Maqedonisë në përputhje me pritshmëritë e Brukselit, BE dhe NATO, sfidat e Komisionit për Çështje Evropiane në lidhje me dinamikën ambicioze të agjendës së re reformuese bashkë me përkushtimin integrues te vendit në NATO dhe BE.
Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se ata kanë folur për prioritetet e Komisionit, debatet e shumta publike për të gjitha çështjet reformuese me përfshirjen e të gjithë deputetëve, shoqërisë civile, mediave, komunitetit ndërkombëtar.
“Grubi u shfaq i përkushtuar që bashkë me deputetet e tjerë dhe shoqërinë civile të mban të përgjegjshme Qeverinë dhe palët përgjegjëse për zbatimin e përpiktë të reformave. Sundimi i së drejtës, barazia qytetare në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, integrimi i menjëhershëm EuroAtlantik si dhe mirëqenia shoqërore janë kryefjalë e kësaj shumice të re reformuese.”
Deputeti Grubi theksoi që është në pritje të Udhërrëfyesit të miratuar nga Qeveria si dhe nënvizoi nevojën e miratimit të një Rezolute gjithëpërfshirëse nga ana e Kuvendit në përkrahje të reformave dhe integrimit në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...