Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se militantët e Shtetit Islamik kanë hedhur në erë xhaminë Grand Al-Nuri në Mosul dhe minaren e saj të veçantë.
Xhamia është ndërtuar në vitin 1172. Minarja e saj është njohur si Al-Hadba, ose “gungë” , pasi ka anuar kah njëra ana, si Kulla e Pizës në Itali.
Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është shfaqur në xhaminë Grand al-Nuri në korrik të vitit 2014, për të shpallur formimin e “kalifatit islamik”.
Shteti Islamik, përmes ueb-faqes së tij Amaq, tha se xhamia është shkatërruar nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara.
Por, një zëdhënës i koalicionit që lufton grupin ekstremist në Irak, tha se në zonën ku ndodhet xhamia, nuk ka pasur sulme ajrore.
Mosuli ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014 dhe forcat irakiane janë duke luftuar për rikthimin e tij.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte