Pippo Inzaghi, trajner i Shqipërisë

08:38 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Trajneri i Venezias, Pippo Inzaghi, është një nga emrat kandidat për ta marr drejtimin e Shqipërisë.

De Biasi është larguar nga Shqipëria si hero, pasi e kishe dërguar skuadrën në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori.

Sipas Sky Sport Italia, FSHF është duke punuar për trajnerin e ri dhe Inzaghi është një nga ata në krye të listës.

Ai e drejtoi për një sezon Milanin, ndërsa e mori pastaj edhe Venezian në Lega Pro duke e ngjitur në Serie B.

Emër tjetër që bisedohet shumë për të është edhe Giancarlo Camolese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme