Google ADS

Armëpushim në lindje të Ukrainës

00:30 | 22 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Një armëpushim mes rebelëve prorusë dhe forcave ukrainase në lindje të Ukrainës do të hyjë në fuqi më 24 qershor, njoftuan sot autoritetet separatiste.

“Ky vendim u mor në Minsk gjatë një takimi të grupit të kontaktit për Ukrainën (Kiev, Moskë dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) me përfaqësuesit e rebelëve ukrainas”, theksoi Viktoria Talakina, zëdhënëse e shefit separatist, Denis Pouchiline.

“Pjesëmarrësit në takimin e grupit të kontaktit kanë mbështetur idenë e vendosjes së një armëpushimi duke nisur nga ora lokale 00:00 më 24 qershor në lindje të Ukrainës për t’u mundësuar banorëve lokalë të mbledhin prodhimet bujqësore”, theksoi Talakina, cituar nga agjencia e lajmeve e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut (DNR). “Armëpushimi do të zgjasë deri më 31 gusht”, shtoi ajo. Ky vendim u konfirmua nga autoritetet ukrainase. Shumë armëpushime, me rastin e Vitit të Ri, fillimit të vitit shkollor, u arritën këto dy vitet e fundit mes forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, pa arritur ndërprerjen e përhershme të luftimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme