Google ADS

Sulmuesi në Bruksel ishte maroken dhe ‘i njohur për policinë’

23:12 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

I dyshuari për përgatitje të një bombe në Stacionin Qendror të Brukselit është identifikuar si maroken 36-vjeçar nga një rreth i qytetit që ka pjellë një numër sulmuesish xhihadistë.

I dyshuari vinte nga Molenbeek dhe mbante një bombë artizanale me gozhda dhe bombola gazi, transmeton portali arbresh.info.

Ai u qëllua dhe më vonë vdiq pas shpërthimit, i cili po trajtohet si një sulm terrorist.

Ai ishte i njohur për policinë, por nuk kishte qenë i lidhur me terrorizmin, thanë raportimet.

Kryeministri belg Charles Michel u tha gazetarëve se një “sulm terrorist ishte shmangur” në stacion./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme