Kylian Mbappe në Arsenal për trajnerin Arsene Wenger

22:51 | 21 Qershor 2017
Arbresh Info

Nëse Kylian Mbappe i bashkohet Arsenalit atëherë kjo do të jetë për shkak dëshirës për të punuar nën udhëheqjen e trajnerit Arsene Wenger, të paktën kështu pretendojnë raportet e fundit.

18-vjeçari debutoi në skenë sezonin e kaluar duke shënuar 26 gola brenda të gjitha paraqitjeve te Monaco dhe performancat e tij në Ligë të Kampionëve kanë alarmuar klubet elite në Evropë këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger ka zbuluar admirimin e tij për Mbappen në një numër të madh ngjarjesh dhe mësohet që Real Madridi, Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu duke monitoruar situatën e të riut në Stade Louis II.

Për interesimin te Arsenali, një anëtar i familjes së tij ka thënë për gazetën franceze ‘Le Parisien’: “Nëse Kylian Mbappe i bashkohet Arsenalit nesër, kjo do të jetë për atë [Arsene Wengerin]”.

“Ai di se si t’i formojë lojtarët e rinj dhe veçanërisht ish sulmuesit e skuadrës franceze, Thierry Henry dhe Nicolas Anelka”

“Evropa Liga nuk është ndonjë pengesë”

Arsenali besohet se ka shtruar një ofertë rreth 87 milionë funta për Mbappen, por Real Madridi vazhdon të mbetet në pozitë më të mirë për të nënshkruar me sensacionin francez./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme