Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se është i mrekullueshëm lajmin për 49.6 milionë dollarë të ndara nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën.
Mustafa ka cilësuar se këto mjete do të investohen në projekte të efiçiencës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit.
Ky është postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, Një lajm i shkëlqyeshëm sapo na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 49.6 milionë dollarë janë ndarë nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën. Këto mjete do të investohen në projekte të efiçienës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit. Qeveria e Kosovës me punë intensive dhe në bashkëpunim me ekspertët amerikanë ka arritur një shumë rekorde të dedikuar nga Agjencioni Federal MCC për programet “Threshold” kudo në botë. Kosova është falënderuese për përkrahjen e përhershme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person