Pantina: Kush tha se nuk e njohim frymën rugoviane, kryeministër të jetë Kurti (VIDEO)

21:09 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do tv kenë shumë pengesa për të bashkuar në koalicion paszgjedhor për arsyen se nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka kërkuar postin e kryeministrit dhe njohjen e vetëvendosjes së frymës rugoviane.

Por ish deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ia ka kujtuar Hazirit se për një qeveri stabile kryeministri duhet të jetë nga partia që ka më shumë deputetë. Ajo ka pranuar që ka programe të ndryshme ndërmjet këtyre subjekteve por ka thënë për Tribuna Channel se palët duhen të ulen në bisedime.

Ndërkaq, Pantina u shpreh e habitur me deklaratën e Hazirit për njohje të rugovizmit për arsyen se brenda subjektit të saj ka ish figura të LDK-së.

Lufti Haziri ka deklaruar në emisionin Politikë në Tribuna Channel se LDK nuk mund të bashkëpunojë me një parti që se njeh rugovizmin.

Tashmë kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri i ka bërë ftesë publike Lidhjes Demokratike të Kosovës që ti bashkohen subjektit që ai drejton për të formuar qeverinë e re.

Ndërkaq një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen e ka përkrahur edhe nënkryetari i AKR-së Korab Sejdiu.

Në rast se qeveria formohet nga Vetëvendosje me koalicionin LAA këto të fundit nuk nuk do të kenë nevojë për votat e komuniteteve pasi sipas rezultatit jo zyrtar këto kanë siguruar 61 deputetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme