Anëtari i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, ka sqaruar takimin e tij me deputetin e Aleancës, Rrustem Berisha. Ai ka reaguar ndaj shkrimeve të disa portaleve lidhur me këtë takim.
Gashi, në një postim në Facebook, ka shkruar për fotografitë që u publikuan sot nga disa portale gjatë një takimi mes anëtarit të LDK’së dhe ish-deputetit Gani Geci.
Gashi ka përmendur edhe publikimin e fotografive të tij dhe disa deputetë të LDK’së me Berishën e AAK’së, duke thënë se ishin përshëndetur me të. Të gjitha këto ai i ka quajtur si lajme me përmbajtje të rrejshëm dhe tendecioze.
Ky është shkrimi i plotë i anëtarit të LDK’së:
Të pavërtetat që disa portale vazhdojnë të publikojnë, me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe dëmtimin e imazhit tim, po vazhdojnë.
Sot, portali botapress, dhe një varg portalesh tjera që më pas ricikluan lajmin, publikuan një foto ku një ish deputet i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, u afrua dhe na shoqëroi për pak minuta mua dhe dy miq të mij në tavolinë për të na përshëndetë. E portalet, bazuar në atë foto, ndërtuan lajm krejtësisht të rrejshëm, me hipoteza të pavërteta rreth motivit të këtij bashkbisedimi.
Kjo ishte veç një përsëritje e një situate të ngjashme të ndodhur disa ditë më parë, në Sheshin “Nënë Tereza”, ku rastësisht unë dhe disa deputet të LDK-së u takuam me deputetin Rrustem Berisha dhe u përshëndetëm. Titulli dhe përmbajtja e lajmit ishin plotësisht të rrejshme dhe tendencioze./arbresh.info/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...