Google ADS

Qeveria e re po i jep fund politikës izoluese të VMRO-së, vlerëson Ismet Ramadani

18:16 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Porositë pozitive që po vijnë nga fqinjtë e Maqedonisë dhe vullneti i mirë i tyre i shprehur për të zgjidhur problemet historike, pas takimeve bilaterale që realizuan përfaqësues të qeverisë së re me Greqinë dhe me Bullgarinë, sipas ekspertëve tregojnë qe qeveria e mëparshme si duket qëllimisht e ka izoluar vendin, transmeton Gazeta Express.

Kështu kreu i Këshillit Euro-Atlantik në Maqedoni, Ismet Ramadani vlerëson se qeveria e re po i jep fund politikës së deritanishme izoluese.

“Ne kishim një qeveri dhe një kryeministër që tërë kohën bazohej në provokime. Provokonte Greqinë duke tentuar t’ia merr ekskluzivitetin në Antikën e Vjetër, që është absurde dhe e pakuptimtë. Kishim një kryeministër i cili bënte inate dhe shkaktonte probleme edhe me Bullgarinë plus edhe qëndrimin e tij tejet negativ ndaj BE-së dhe administratës amerikane. Përfundimi do jetë se kjo qeveri qëllimisht Maqedoninë e izolonte.”– deklaroi Ismet Ramadani, kreu i Këshillit Euro-Atlantik në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme