“Bjondi”, sekuestrohen 700 gram heroinë në Fier, dy në pranga

18:02 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërdarjes së drogave të forta.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Bjondi” bëri të mundur sekuestrimin e 700 gram lëndë narkotike heroinë, si dhe arrestoi dy persona të dyshuar si posedues të saj.

Të arrestuarit janë:

1.Emiljano Peçi, 32 vjeç banues në lagjen “Liri Gero”, Fier.

2.Blendi Rushi, 38 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit Blendi Rushi u gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Emiljano Peçi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë e ndarë në disa doza.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 700 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen në doza të kësaj lënde.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

23f2 g23g23

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme