Manchester United raportohet se ka rënë dakord me Real Sociedadin për tarifën e transferimit të anësorit kosovar Adnan Januzaj për 9.7 milionë funta.
Karriera e reprezentuesit të Belgjikës ka pasur rënie të vazhdueshme dhe talenti nuk është më pjesë e planeve të skuadrës së parë të Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Januzaj ka aktualisht edhe një vit të mbetur në kontratën e tij në Old Trafford dhe Jose Mourinho duket përfundimisht i vendosur për të shitur kosovarin që është kërkuar nga një numër i madh skuadrash.
22-vjeçari shpenzoi sezonin e kaluar si një i huazuar te Sunderlandi nën udhëheqjen e ish trajnerit të Manchester United, David Moyes, por dështoi për të pasur ndikim. Po ashtu, Januzaj kishte vështirësi gjatë kohës së kaluar te Borussia Dortmundi.
Roma ka qenë duke kërkuar gjithashtu këtë verë transferimin e tij, por ‘France Football’ pretendon se “Djajtë e Kuq” dhe Real Sociedadi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij.
Januzaj shpreson të fitoj pozitë në formacionin startues të skuadrës pasi ka nevojë për të rikthyer karrierën e tij pas shumë viteve të vështira nga fillimi premtues në Manchester United gjatë sezonit 2013/14./arbresh.info
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...